Edhe pse na ndajnë plot 2 orë nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Turqisë, atmosfera në qytetin e Shkodrës ka filluar të ndizet.

Për këtë meritë kanë padyshim “Tifozat Kuq e Zi” që së bashku me “Plisat” e Prishtinës dhe disa tifogrupe të tjera, kanë nisur festën e zakonshme.

Këngët, vallet dhe flakadanët e kanë bërë atmosferën elektrizuese në qytetin e Shkodrës. Për më tepër ndiqni videot e mëposhtme.