Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka hedhur nje hap te rendesishem per kalimin ne finale.

Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj Tiranes ne ndeshjen e pare gjysmefinale qe eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Dy setet e para i ka fituar me lehtesi ne shifrat 25-18 dhe 25-13. Kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do mbyllej shpejt por nuk do ndodhte krejt keshtu.

Ne te tretin Vllaznia leshon ne loje dhe Tirana udheheq deri ne 21-14. Kjo krijoi pershtypjen se bardheblute do rihapnin ndeshjen por jo.

Shkodranet zgjohen dhe fitojne 25-23 setin e trete dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Takimi i dyte gjysmefinal do te luhet te henen ne kryeqytet dhe padyshim qe shkodranet do te tentojne ta mbyllin qe ketu fatin e kualifikimit per ne finale.

www.shkodrasport.com