Kishte kohe qe nuk e ndiqte Vllaznine e tij ne nje ndeshje te tille dhe emocionet e saj i ka perjetuar jo mire. Anton Qafarena, volejbollisti i talentuar shkodran qe tashme luan ne Gjermani, mbremjen e se enjtes ka qene i pranishem ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” per te ndjekur ndeshjen gjysmefinale ndaj Tiranes, por “nuk e ka zene vendi” per asnje moment.

Eshte pare te levize shpesh neper pozicione te ndryshme ne pallatin e sportit dhe dukej qarte qe nuk ndihej mire. Ai nuk kishte deshire qe kete here te ishte ne rolin e tifozit, por “i hanin duart” te zbriste poshte ne parket dhe ta ndihmonte Vllaznine ta fitonte sa me pare kete ndeshje.

Nuk mund ta bente kete gje sepse kuptohet, nuk i lejohet por menjehere pas shenimit te pikes se fundit dhe nisjes se festes ne kampin shkodran, Anton Qafarena nuk ka duruar me. Ka zbritur ne fushe dhe ka festuar si “i çmendur” bashke me ish- shoket e tij te ekipit dhe njekohesisht te vellane, Nikolinin qe eshte edhe kapiten i ekipit.

Antoni siç dihet ka qene pjese e Vllaznise dy sezone me pare kur ajo u shpall per here te pare ne historine e saj kampione e Shqiperise dhe dha nje kontribut te jashtezakonshem per ate ekip. Menjehere pas atij suksesi kaloi ne nje nga kampionatet me te forta te Europes, ne Bundesligen gjermane ku prej dy sezonesh eshte pjese e ekipit “Voleyball Bisons Buhl”.
© shkodrasport.com