Pas disfatës së thellë të Barcelonës ndaj Liverpulit me rezultatin 4-0 në Ligën e Kampionëve çka solli edhe eliminimin e katalanasve është hapur sërish debati nëse Mesi nuk mori sa duhet përgjegjësi për humbjen, teksa pjesa më e madhe e fajit iu adresua lojtarëve të tjerë të skuadrës si Kutinjo apo trajnerit Valverde.

I këtij mendimi ishte dhe Ronaldo, fenomeni siç njihet. Braziliani u shpreh se Kutinjo dha trajneri janë ngarkuar më shumë seç duhej, ndërsa nëse Barcelona fiton atëherë është prej Mesit, por nëse humbet faji është i të tjerëve.

“Barcelona ka një superskuadër dhe mund të mbështeten te lojtari më i mirë në botë që është Mesi. Por, dëgjoj shpesh se kur humbasin është faji i Valverdes apo Kutinjos, por asnjëherë i Mesit. Dhe kur fitojnë është e kundërta, në fitore merita është vetëm e Mesit. Është një padrejtësi e madhe ndaj pjesës tjetër të lojtarëve dhe stafit teknik.

Intensiteti i Liverpulit nuk ishte një surprizë për Barcelonën. Në ndeshjen e parë ishte një ndeshje e mirë e Barcelonës, me Mesin që në krye por në ndeshjen e kthimit Liverpuli e mposhti Barcelonën në intensitet dhe dëshira”, tha Ronaldo./vipsport/