Sot ka luajtur bashke me ekipin e tij sfiden me te veshtire te sezonit. Luante jashte fushe, i duhej medoemos fitorja dhe e ka arritur ate ne minuten e 84-te.

E kemi fjalen per Burrelin qe mori nje fitore me shume vlere 1-0 ndaj Veleçikut ne “Loro Boriçi” dhe matjanet me kete trepikesh jane perfundimisht te shpetuar nga renia prej kategorise.

Ata kane “zhytur” poshte koplikasit dhe trajneri shkodran i Burrelit Elvis Plori eshte pare te jete tejet i ekzaltuar ne fundin e ndeshjes dhe ne prononcimin e tij per mediat.

“Ka qene ndeshja jone e fundit e ketij kampionati dhe ndonese e patem shume te veshtire, ia dolem. Kundershtari i kishte bere mire llogarite sipas tij por harruan se kane te bejne me “baben” e kategorise se pare.

Futbolli sot nuk luhet ne leter por me zemer dhe prandaj ne fushe nuk fituan llogarite e letres por fitoi zemra”- eshte shprehur trajneri Plori.