Veleçiku luante per dy rezultate sot ndaj Burrelit por ne fakt, ka zhgenyer ne fund teksa eshte mundur 0-1 dhe e sheh veten te rrezikuar per renien nga kategoria.

Ne ndeshjen e luajtur ne “Reshit Rusi” gjithçka eshte vendosur ne minuten e 75-te kur Hyseni ka shenuar golin shume te rendesishem per skuadren e tij, gol ky qe i mban matjanet ne Kategorine e pare.

Takimi eshte shoqeruar me nje tension te madh gjate gjithe takimit por edhe ne perfundim te tij por ne fund koplikasit i kane zhgenjyer tifozet e tyre.

Nga ana tjeter, trajneri i Burrelit Elvis Plori pas ndeshjes eshte pare i ekzaltuar nga fitorja dhe eshte shprehur shkurt: “Veleçiku harroi se perballe do kishte “baben” e kategorise se pare dhe prandaj sot triumfoi skuadra ime”.