Isen Gjugja, është një nga “luftëtarët” shqiptarë që meriton një vëmendje të veçantë nga sportdashësit kuqezi. Flasim për ish-kampion bote në Tajboks, të Zvicrës dhe Europës në peshën 82.5 kilogram.

Prejardhja e këtij sportisti është nga Gjakova, megjithëse jeton prej disa vitesh në Zvicër. Në arenën e forcës ka mbërritur që në moshën 18-vjeçare, ndërsa njihet edhe si njeriu që nuk kishte asnjë kundërshtar. Me Gjugjan në ring, ishte thuajse e pamundur që të fitohej.

Një nga momentet më të bukura, ishte kur u diskutua titulli i kampionit të botës me një sportist të Maqedonisë. Tifozët shqiptarë e kishin stërmbushur arenën në Zvicër, ndërsa Gjugja nuk kishte sesi t’i zhgënjente këta të fundit.

Fillimet kanë qënë realisht të vështira për këtë sportist, pasi nuk ka pasur mbështetjen maksimale të familjarëve apo shokëve, duke ditur rrezikshmërinë e lartë të këtij sporti. Por një “luftëtar”, asnjëherë nuk pyet kur shkon për t’u ndeshur… /Shqiperia.ch/