Krizës që ka kapur skuadrën legjendare të Milanit pritet të mos i shpëtojë as drejtori sportiv i kuqezinjve, Leonardo. Dështimet për të sjell futbollist cilësor te skuadra nga “San Siro” duket se kanë bindur pronarët amerikan të fondit Elliott që të mendojnë seriozisht edhe për një zëvendësues të brazilianit.

Drejtori sportiv i Lille, Luis Campos gjendet në krye të listës së dëshirave të 7 herë kampionëve të Europës. Por, gjiganti i Seria A ka edhe alternativa nëse nuk arrihet te Campos dhe një prej tyre është Igli Tare.

Ish-bomberi i kombëtares shqiptare admirohet për punën e kryer te Lazio dhe ardhja e tij te Milan do të sillte edhe befenite të tjera.

Atmosfera aspak e qetë mes Tare dhe presidentit të kryeqytetasve, Lotito do të sjell një ndarje të parakohshme, që mund të ndodh që këtë verë./newsport/