Massimiliano Allegri ende nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi pas pesë vitesh apo do të provojë një eksperiencë të re. Takimi i shumëpritur ka ndodhur, sipas shumë organeve të shtypit, por në mënyrë krejt sekrete, në mbrëmjen e ditës së mërkurë.

Gjithçka larg dritës së reflektorëve… Por, ndërkohë, UEFA mund t’i japë një dorë të madhe Andrea Agnellit, duke qenë se mund të dënojë Manchester Cityn, duke e përjashtuar nga Kupat e Europës dhe kështu “detyruar” Pep Guardiolan që të prishë kontratën përpara kohe.

Në këtë pikë, pritet të përfitojë Juventusi, që ka disa muaj që po përpiqet të bindë spanjollin të zgjedhë bardhezinjtë si projektin e rradhës, për të provuar synimin e Champions. Bardhezinjtë, madje, kanë gati edhe rrogën prej 16 mln eurosh./telesport/