Sezonin e kaluar e nisi ne krye te Kastriotit ne Superlige dhe ne fund e mbylli me Burrelin ne kategorine e pare, skuader te cilen e shpetoi nga renia prej kategorise.

E kemi fjalen per trajnerin shkodran Elvi Plori i cili tashme eshte ne medyshme per te ardhmen e tij. Kjo ngaqe aktualisht ai eshte trajner i lire sepse i ka perfunduar kontrata me matjanet.

Kete gje ai e ka bere te ditur ne nje prononcim per “sportekspres.com” kur eshte shprehur: “Zyrtarisht unë e mbylla kontratën më 31 maj dhe ndihem mirë për faktin se skuadra qëndroi në Kategorinë e Parë.

Kjo ishte një mbyllje e mirë, edhe pse ka qenë një kampionat me shumë stres, jo vetëm për zhvillimin e tij, por edhe nga faktorë të tjerë që e vështirësojnë garën në këtë kategori. Për këtë eksperiencë, ndihem i detyruar të falënderoj Bashkinë për besimin”.

Plori e le të hapur qëndrimin te Burreli: “Më 31 maj, mua më përfundoi kontrata me Burrelin, por edhe mund të qëndroj për një tjetër sezon, nëse nga Bashkia do të ketë një projekt serioz. Është sakrificë e madhe, sidomos nga ana profesionale që të mos kesh një projekt të mirë, pasi puna bëhet e mirë nëse projekti është i tillë. Ndaj, unë do bëj zgjedhjen më të mirë, koha është në favor”, përfundoi trajneri.