Në historinë e gjimnastikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Artan Vukatana zë një vend të rëndësishëm. Gjate viteve 1985-1989 vlen theksohet perfaqesimi i gjimnastit Artan Vukatana ne aktivitetet nderkombetare si pjestar i ekipit kombetar duke zene vend nderi ne takimin miqesor Shqiperi-Turqi ne vitin 1989.

Po ashtu, ky gjimnast në finalet e Spartiadës së 6-të Kombëtare në vitin 1989 ka fituar 2 medalje të arta në klasifikimin individual për veglat e kalit me doreza dhe të hekurit gjimnastikor.

Për të gjitha këto suksese, Bashkia Shkodër e nderoi Artan Vukatanën me “Mirënjohje” për kontributin e tij të dhënë për Sportklub Vllaznia.

Ai jeton prej vitesh në Itali megjithatë ka sakrifikuar për të qenë ditën e shtunë në Shkodër dhe për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Vukatana është parë të jetë tepër i emocionuar, madje në një prononcim të dhënë për TV Rozafa duke folur për Vllazninë, nuk i ka mbajtur dot lotët duke thënë se ky emër “është në lëkurën time”.

“Jam rritur në Shkodër, janë rritur në pallatin e sportit në të cilin kam hyrë qysh 5 vjeç në sallën e gjimnastikës. Jam rritur dhe jam edukuar në atë ambjent dhe natyrisht që kam përjetuar emocione të forta. Jam në Romë tash 20 vite, por Vllaznia është e shkruar në lëkurën time”- është shprehur Mjeshtri Artan Vukatana dhe më pas i kanë shpërthyer lotët.
© shkodrasport.com