Ka ditë që flitet për një interesim të Vllaznisë ndaj futbollistit afrikan të Besëlidhjes Oumar Turad Kamara dhe madje nga sa është thënë, ka patur edhe kontakte direkte me të.

Lojtari nga Guinea ka bërë një kampionat shumë të mirë së fundmi me lezhjanët por tashmë ai kërkon që të nisë një aventurë të re me një skuadër tjetër dhe dëshira është vetëm Vllaznia.

Vetë afrikani ka qenë i kujdesshëm dhe brenda skuadrës është shprehur se i pëlqen Shkodra. Transferimi i Kamara konsiderohet i kryer dhe kjo konfirmohet edhe nga burime pranë klubit lezhjan.

“Deri tani te Besëlidhja nuk ka ndonjë lëvizje të veçantë, veç Kamara që me shumë mundësi është pranë Vllaznisë. E ka kërkuar edhe Kukësi, por ai preferon Shkodrën. Këtë muaj, pasi të vendoset trajneri i ri, lëvizja e tij do zyrtarizohet”, ka deklaruar për “sportekspres.com” një burimi zyrtar i klubit lezhjan të Besëlidhjes.

Sipas kesaj logjike, levizja e pare tek Vllaznia do te jete konfirmimi i trajnerit qe do ta drejtoje ate ne sezonin e ri dhe me pas, do te nisin firmat e para me lojtaret ku i pari pritet te jete Kamara.
© shkodrasport.com