Pasditen e sotme do të mbyllen të gjithë kampionatet e futbollit të moshave dhe më pas, të gjithë sportistët e vegjël duhet të fillojnë të mendojnë për pushimet. Në fakt, jo të gjithë ndoshta do të kenë mundësi që të jenë në plazh apo diku tjetër pasi prindërit janë ende në punë.

Për të mbushur këtë boshllëk ka lindur një mundësi tjetër argëtimi për fëmijët e moshës nga 6 deri në 14 vjeç.
Ka qenë pikërisht kompleksi sportiv “Zmijani” që ka ngritur një kamp veror për këta fëmijë përgjatë gjithë muajit korrik.

Me një pagesë simbolike prej 2500 lekësh të reja, çdo fëmijë nga data 1 deri më 31 korrik, do të mundet të argëtohet në ambjentet e këtij kompleksi sportiv duke bërë sport, duke pikturuar, duke bërë karaoke e shumë gjëra të tjera.

Padyshim që kjo është një ide shumë e mirë sepse të gjithë fëmijët, nga ora 09.00 deri në orën 13.00 të çdo ditë, do të kenë mundësi të luajnë futboll, basketboll, volejboll, tenis apo dhe sporte të tjera, duke patur edhe ndihmën e animatorëve.
© shkodrasport.com