Mediat braziliane e bëjnë fakt të kryer dhe presin vetëm zyrtarizimin: Nejmar do të kthehet përsëri në radhët e Barcelonës, klub nga i cili u largua në verën e vitit 2017.

Futbollisti i kushtoi asokohe PSG-së 222 milionë euro por katalanasit janë gati ta marrin përsëri në radhët e tyre duke shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash, por edhe duke përfshirë tre futbollistë si shkëmbim.

Sipas portalit të njohur brazilian “Globoesporte”, bisedimet mes lojtarit dhe klubit janë në fazën e avancuar dhe ekziston një akord paraprak për mënyrën se si do të realizohet ky transferim.

Barcelona do të paguajë 100 milionë euro në arkat e PSG-së, por do të përfshijë edhe kartonin e Umtiti, Dembele dhe Rakitiç në marrëveshje.

Sipas të njëjtit burim, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është përfshirë personalisht në negociata me babain e futbollistit dhe pavarësisht përplasjeve publike që kanë pasur në të kaluarën, duken të gatshëm të mbyllin gjithçka për të finalizuar këtë transferim.

Duket se kësaj negociate i referohej edhe presidenti i PSG, Al Khelaifi në intervistën e tij më të fundit për “France Football”, ku deklaroi se askush nuk  kishte bërë me zot Nejmar të shkonte te parisienët, ndërsa garantoi me 200% vetëm qëndrimin e Mbape, por jo të brazilianit. /vipsport/