Tek Beselidhja po behen gati qe shume shpejt te nisin pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e saj po mundohen te ndertojne ekipin qe duan me te cilin te pretendojne Superligen sivjet dhe per kete arsye duan ta nisin nga pankina per te zgjedhur njeriun e duhur qe do t’i drejtoje.

Drejtori sportiv i Besëlidhjes, Kristi Memi ka dhene nje prononcim për SportEkspres.com ku deklaron se dy janë alternativat më serioze për lezhjanët.

“Gjatë këtij muaji kemi qenë të fokusuar te gjetja e një trajneri të ri. Kemi kontaktuar disa, por jemi fokusuar te dy emra, Elvis Plori dhe Samuel Nikaj. Deri në fund të kësaj jave njeri prej tyre do jetë zyrtarisht trajneri i Besëlidhjes”, është shprehur Memi.

Duke ditur se Samuel Nikaj është pranë nënshkrimit me Vllaznimin e Gjakovës në Kosovë, Elvis Plori duket më favorit. Gjithsesi duhet pritur zyrtarizimi, pasi shkodrani e ka thënë qartë se kërkon një skuadër konkurruese dhe në Lezhë kanë treguar në vitet e shkuara se mund ta bëjnë diçka të tillë.

Megjithate deri ne fillim te korrikut çdo gje do te qartesohet dhe per rrjedhoje, trajneri i ri do te nise nga puna e bashke me te do te gjenden edhe lojtaret e duhur me te cilet Beselidhja sivjet do te pretendoje ngjitjen ne Superlige.