Një lajm i shkëlqyer ka mbërritur pasditen e sotme për futbollistin me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, sergio Kalajn. 19 vjeçari është thirrur nga drejtuesit e klubit të Lazios për të firmosur kontratën dhe të dyja palët kanë hedhur firmën në të.

Sergio siç shihet edhe nga fotoja e këtij shkrimi, është i shoqëruar në këto momente nga prokuratorari i tij ndërsa për Lazion kontrata është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i klubit Armando Calveri. Ajo është trevjeçare dhe mbrojtësi shtatëlartë e ka pritur mjaft mirë një gjë të tillë.

Për Kalajn kësisoj tashmë nis një epokë e re. Kontrata e tij e parë si futbollist profesionist dhe për më tepër në një ekip si Lazio, është një mundësi e shkëlqyer që i jepet atij për të treguar vlerat edhe në vijim.

Ai deri sivjet ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve të këtij klubi, por trajneri Inzagi e ka marrë në disa ndeshje në 18-she me ekipin e parë ndërsa nga dita e sotme është edhe zyrtarisht pjesë e ekipit të parë.

Kalaj njëkohësisht është edhe pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë duke qenë një vlerë e shtuar për të. Kontrata profesioniste e firmosur me Lazion padyshim që do ta ndihmojë në karrierën e tij të mëtejshme.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron suksese të tjera në të ardhmen!a
© shkodrasport.com