Kontrata e tij me Vllaznine ka perfunduar dhe nderkohe emri i tij nuk eshte permendur ende per rinovim. Behet fjale per mbrojtesin Olsi Gocaj i cili ka qene nje nga pika me te forta te kuqebluve ne sezonin e fundit teksa luajti 26 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Ai mbylli sezonin e rradhes me kuqeblutë dhe e ardhmja e tij nuk dihet. Momentalisht është lojtar i lirë.

Nisur nga këto kushte, Gocaj ka marrë një ofertë së fundmi dhe është Besëlidhja që e do në skuadër anësorin. Trajneri Elvis Plori dëshiron të ketë në skuadër shkodranin. Edhe në të shkuarën lezhjanët e kanë tentuar atë.

SportEkspres.com mëson se Gocaj ka marrë një ofertë konkrete nga Besëlidhja, që është e gatshme të japë një shumë të konsiderueshme “cash” dhe pjesën tjetër të të ardhurave mbrojtësi ta marrë si pagë mujore në vazhdim.

Te Vllaznia kanë nisur të lëvizin së fundmi, por ende nuk ka asnjë rinovim. Gocaj normalisht do ta dëgjojë ofertën e klubit të vendlindjes dhe nëse është e duhura nuk ka arsye të ndryshojë ambient. Problemi është se ai dhe të tjerët nuk kanë kohën e mjaftueshme të presin pafundësisht që Vllaznia t’u bëjë një ofertë.

Gocaj ka patur ne fakt nje dileme nese do te vazhdonte te luante serish ne Shqiperi apo do te largohej per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, atje ku ka dhe familjaret e tij, por mesa duket edhe per nje sezon tjeter do te vazhdoje te luaj serish ketu, por kete here me shume mundesi jo tek Vllaznia.