Fitorja e sotme ndaj irlandezeve te Wexford Youths ka shtuar entuziasmin ne kampin shkodran. Vllaznia e femrave e ka nisur mbare edicionin e sivjetem te “Uefa Women’s Champions League” duke mundur 3-1 kete kundershtar.

Ndonese ajo ka qene ne disanvantazh vetem pak minuta pas nisjes se ndeshjes, ka gjetur forca dhe ka permbysur gjithçka me golat e Dauzat, Doyle dhe Doçit.

Pas ndeshjes, “Shkodra Sport” ka kontaktuar me presidentin ekipit Lazer Matija i cili eshte shprehur keshtu ne lidhje me kete takim: “E filluam keq ndeshjen duke pesuar nje gol kryesisht per gabime tonat, megjithate besuam ne vete dhe ia dolem te permbysim gjithçka.

Treguam vlerat tona dhe se kemi objektiva serioze per kalimin e turit. Ardhja e lojtareve amerikane na ka forcuar edhe me shume. Jane lojtare qe jane te forta dhe bashke me kontigjentin tjeter te skuadres kemi krijuar nje grup simpatik. Nje fitore shume e rendesishme qe do te na ndihmoje per ecurine e metejshme”.

Nderkohe i pyetur per ndeshjet e ardhshme, Matija ka shtuar: “Asnje kundershtar nuk mund te anashkalohet sepse edhe Birkirkara qe konsiderohet me i dobeti, humbi vetem 0-1 ndaj Gintra. Kjo do te thote se duhet bere shume kujdes edhe ndaj maltezeve, megjithate besoj se gjithçka ka per t’u ndare ne ndeshjen e fundit, ate me ekipin vendas, kampionen e Lituanise. Vllaznia eshte e vendosur per te synuar kualifikimin dhe do ta tentojme deri ne fund”.
www.shkodrasport.com