Rubin Hebaj mbylli aventurën e tij në Kategorinë Superiore, duke u shpallur kampion me Partizanin, megjithatë, të kuqtë nuk e përdorën të drejtën për të blerë kartonin e tij nga Domzhale.

Për shërbimet e sulmuesit shkodran, kishte interesime nga Superiorja, ku Tirana ishte një nga pretendentët megjithatë nuk ka rikthim për shkodranin.

“VipSport.al” ka mësuar se Hebaj do të firmosë në kampionatin ukrainas, aty ku ditën e sotme pritet të kryejë vizitat mjekësore te skuadra e Vorskla Poltavës dhe po sot, pritet të hedhë firmën në kontratën e re. Për sulmuesin shkodran, kishte interesime edhe nga dy skuadra të tjera, megjithatë, Vorskla duket se e ka bindur Hebajn.

Pas aventurës në Slloveni me Domzhalen, Hebaj tashmë do të provojë një tjetër aventurë në kampionatin ukrainas, aty ky synon të arrijë në nivelet më të larta pasi në Slloveni, nuk arriti të linte shumë gjurmë. /VipSport/