Futbolli në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë mungesën e tifozëve dhe kjo vihet re në çdo ndeshje që zhvillohet në Kategorinë Superiore, pa folur më pas për ligat e ulëta apo edhe futbollin e femrave.

Ky i fundit, por merr një rritje çdo ditë e më të madhe dhe në Angli kanë gjetur edhe mënyrën se si mund të afrojnë më shumë tifozë.

Kështu, skuadrave të femrave u janë lënë stadiumet në dispozicion dhe tashmë do të kenë mundësi të luajnë në impiantet te të cilat luajnë edhe skuadrat e meshkujve.

Në ndeshjen mes Totenhemit dhe Arsenalit për femra, në “Ëhite Hart Lane” ishin plot 38 mijë tifozë ndërkohë që 23500 ishin në ndeshjen mes Liverpulit dhe Evertonit.

E kundërta ndodhi në ndeshjen mes Çelsit dhe Mançester Junajtidit. Ky takim u luajt në një fushë stërvitore dhe të pranishëm ishin vetëm 4 mijë tifozë, teksa pritet që ndeshjen e radhës edhe Çelsi ta luajë në “Stamford Bridge”. Kjo mënyrë, me shumë gjasa do të aplikohet edhe në futbollin italian. /VipSport/