Ndodh që gjithmonë trajnerët shkarkohen pas humbjeve dhe rezultateve negative, por një trajner në Itali u shkarkua për shkak të një fitoreje të thellë.invictasauro-alberese-870×522

Tekniku i të rinjve të Inviçtasauro, Masimiliano Riçini, u shkarkua nga presidenti i skuadrës që ai drejtonte, për shkak të një fitoreje 27-0 ndaj të rinjve të Marinës. Presidenti e quajti këtë si një mosrespektim ndaj kundërshtarit, dhe për këtë arsye iu kërkoi falje kundërshtrave dhe shkarkoi trajnerin.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit, i cili pas shkarkimit ka dhënë një intervistë, ku tregon gjithçka. “Çfarë duhet të bëja? T’iu kërkoja djemve të bënin një gol në portën e tyre? Do të ishte një fyerje të mos luanim lojën tonë.

Në fund të pjesës së parë e pyeta trajnerin kundërshtar për atë që po ndodhte, dhe ai më tha të vazhdonim të luanim kështu. Më kënaqi shumë marrja e mesazheve pozitive nga fëmijët dhe prindërit e tyre.”, u shpreh Riçini.