Sporti ishte pikënisja e përplasjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat më pas morën hov duke arritur deri në institucionet më të larta. Ka të shumtë që konsiderojnë se Kosova duhet ta vazhdojë rrugën e nisur, si e pavarur dhe shtet në vete, me një skuadër sa më të fortë përfaqësuese.

Por, ka edhe të atillë që insistojnë në Bashkim Kombëtar dhe përfaqësim të shqiptarëve vetëm me një Kombëtare. Dritan Shakohoxha, gazetar i njour sportiv që punon në Digitalb e komenton në Supersport, është pro një Kombëtare dhe beson se në një të ardhme të afërt edhe do të ndodhë.

Në një lidhje direkte në Pressing të T7 nga Shqipëria, Dritan Shakahoxha, beson se pas disa vitesh, shqiptarët do të kenë një Kombëtare.

Ai pati vetëm fjalë pozitive për Kosovën dhe progresin që kanë bërë ndër vite ‘Dardanët’, derisa pa reshtur shprehu dëshirën për të pasur vetëm një Kombëtare.

“Jam shumë i lutur që kemi një shans që shqiptarët të përfaqësohen në evropianin e ardhshëm. Kjo skuadër ka bërë një fushatë shumë të bukur, emociononte. Për mendimin tim i ka dhënë besim dhe gëzim popullit të Kosovës”, u shpreh Shakohoxha.