Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, teksa ka fituar vendin e titullarit me Paderbornin në Bundesligën gjermane, vazhdon që të rrisë pozitat e tij në ekip.

Ditën e sotme, në takimin e javës së 13-të në shtëpi ndaj Lajpcigut, Gjasula mbante shiritin e kapitenit në fushë, duke qenë një nga lojtarët më të besuar të trajnerit Baumgart.

Shqiptari shënoi edhe golin e dytë për Paderbornin, pasi miqtë e Lajpcigut kishin shënuar tri herë, dhe Mamba kishte ngushtuar shifrat për Paderbornin.

Gjasula realizoi në minutën e 73-të, ku pasi u shërbye nga e majta u gjend i vetëm në mes të zonës dhe me një goditje me ët majtën nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i parë në Bundesligë për Gjasulën, dhe ia shënon një nga ekipeve më në formë të këtij sezoni, që gjithmonë ka qenë në vendet e para në këto javë.