Në Paris është zhvilluar ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” dhe çmimeve të tjera si “Topi i Artë” për femrat, për të rinjtë dhe portieri më i mirë i këtij viti.

Topi i Artë i këtij viti u fitua nga Lionel Messi, i cili mposhti në finale, Van Djik, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane. Në fakt prej ditësh në media qarkullonte një listë se tashmë fituesi ishte shpallur me Messin në krye, gjë që mesa duket rezultoi e vërtetë.

Ndër të tjera gjatë ceremonisë live, pas dhënies së çmimit tek Leo Messi, në nder të tij u dha një video. Në një moment u shfaq Leo Messi me familjen në shtëpinë e tij, i cili ulur në një divan shfaqej me Topat e Artë të fituar ndër vite.

Nga ajo që vihet re është se Messi në ato momente ka 6 Topa të Artë, pra dhe atë të fituarin e ditës së sotme. Kur shpallja e fituesit bëhet ditën e sotme, si është e mundur që Messi shfaqet në video të bërë ditë më parë me Topin e Artë shtesë? Diçka që ngre më shumë pikëpyetje tek dhënia e këtij çmimi./newsport/