Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, u rendit i dyti në listën e “Topit të Artë”, pas Lionel Messit që e fitoi këtë trofe individual.

Në mbyllje të ceremonisë, holandezi foli për mediet, ku tha se është i pafat që ka lindur në epokën e Lionel Messi, si dhe “pleshti” argjentinas është jashtëtokësor dhe i pakrahasueshëm.

“Kam kaluar një vit të shkëlqyer me Liverpool, por fatkeqsisht, ekzistojnë lojtar si Lionel Messi që janë jashtëtokësorë. Të fitosh gjashtë herë “Topin e Artë”, është e pabesueshme. Duhet respektuar madhështia e tij”, përfundoi gjiganti holandez./abcnews/