Tashmë është bërë gjithçka e qartë sa i përket largimit të trajnerit Nikaj nga Liria e Prizrenit. Njoftimi i largimit të teknikut shkodran nga kjo aventurë ka lënë shumë të habitur, pasi ekipi i tij ndodhej në vendin e dytë dhe ishte në garë për të fituar titullin e Ligës së Parë.

Por si gjithmonë, ka zgjedhur një largim me nder, përpara një fundi të keq dhe të pashmangshëm. Të gjithë arsyen e zbulojnë tifozët e grupimit “Arpagjik’t”, që janë edhe mbështetësit kryesorë të Lirisë së Prizrenit. Në një njoftim të bërë publik nga ana e tyre, gjithë problemi është te kryesia e klubit. Po sipas tyre, mes një vlerësimi të jashtëzakonshëm që i bëjnë trajnerit Samuel Nikaj, ky i fundit nuk ka pranuar detyrimin që i është bërë për të luajtur me ekipin lojtarët e përkëdhelur dhe ”spiunët e kryesisë”. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Me shkas…

* Me daten 01.12.2019 perfundoj sezoni vjeshtore i Liges se pare ne nivel te Republikes se Kosoves,aty ku ben pjesë(fatkeqesisht) ekipi jonë i zemrës,ekipi ndër me te vjetrit ne vendin tonë,dhe me me renome KF LIRIA PRIZREN.

* Pas deshtimit vitin e kaluar kryetari i atehershem dhe i tanishem edhe perpak kohe,na pati kerkuar ne si tifozeri ta perkrahim dhe te kthejmë entuziazmin ne qytet.

* Ne si tifozeri duke menduar me te miren per klubin e zemres mbyllem sytë,mbyllem veshët dhe me gjithë zemër i qendruam prane,duke i ndihmuar ne qdo aspekt,madje i kemi kerkuar lojtarëve vendorë nga viti i kaluar te hekin dorë nga disa obligime qe klubi i kishte mbetur atyre.

* Djemtë besnik te qytetit Arpagjik’t gjithmone qendronin prane klubit,pas disa takimeve dhe bisedave Kryesia(perbehet vetem nga dy vetë),Kryetari dhe drejtori na paten premtuar se perzgjedhja e kapitenit te behet nga ne.

* Si mos me mire edhe filloj harmonia e puna ne klub me Kryetrajnerin e deshmuar Samuel Nikaj,dhe disa prurje nga jashte dhe berthama e lojtareve vendorë.

* Kur gjithqka po shkonte mire,ateher kur kryetari ishte rehatu ne postin e tij,ne te cilin sillet si mbret,plasariti marredheniet me tifo grupin Arpagjik’t,duke i tradhetuar ne rastin e pare tek traka e kapitenit,duke zgjedh kapiten jo prizrenas duke anashkaluar lojtaret vendorë,qe ishte e pakapshme per ne.

* Na ishte premtuar vendi ne kryesi te klubit as qe erdhi ne shprehje ndonjeher.

* Me largimin e tifozeve Arpagjik’t nga shkallet e stadiumit fillon te shihet se jane larguar edhe tifozeria me besnike e Lirisë.

* Dhe ne munges te Arpagjikt mungojn edhe synimet per klubin tonë te zemres.

* Rendesin e tifozerise e dime te gjithë ( shih KB BASHKIMIN).

* Dhe per ti vu kapakun dhe shfajsuar menaxhimin katastrofal bëjnë kurbanin e parë dhe ai qe duhet larguar i fundit largohet i pari Treneri Samuel Nikaj,ne menyr tinëzare,e detyrojnë te jep dorëheqje( ne fakt e kan shkarkuar pa arsye),duke e berë me te zymtë atmosferen ne klub duke i marr zemren klubit.

* Krejt kjo erdhi pasi ne planet e Trenerit nuk po benin pjesë lojtarët e perkedhelur dhe spiunet e kryesisë(te njohur per ne si tifozë).

* Pastaj skandalet vijojn me thirrjen e kuvendarit jo legjitim per daten 01.12.2019,por qe eshte i deshtuar pasi shumica nuk ranë preh e manipulimit nga manipuluesi Iljaz Iljazi.

* Prishja e marredhenieve me FFK-në eshte tjeter shuplakë per futbollin Prizrenas.

* Krejt ne fund po bëjmë thirrje te Kuvendi Komunal si donator kryesorë ose te mirret masat per Klubin,ose stinori pranveror mund edhe mos te filloj.

* Falenderojmë Trenerin Samuel Nikaj,Lojtaret e ardhur dhe vendorë( Jo ata te perkedhelurit dhe spiunet e Kryesisê).

* Eshte ne dorën e Kuvendit Komunal, te reagojne dhe te kthejnë KF LIRINË ku e ka vendin dhe ti kthejn qytetit klubin e tyre qe eshte uzurpuar.

* Ndoshta per ju Kf LIRIA është BIZNES dhe POLITIKË por per ARPAGJIK”T dhe PRIZRENIN është DASHNI E PERJETSHME.