Kategoria e Dytë e futbollit për grupin B, ka mbyllur dje vitin kalendarik me ndeshjet e javës së 11 në të cilat spikati Maliqi 3-2 Albpetroli. Vendasit e shënuan golin e fitores në fund të takimit, duke ndezur revoltën e Albpetrol për njëanësi në gjykim. Në një postim drejtuar FSHF-së dhe mediave, tifo-grupi i këtij ekipi ngre zërin për vendimet e padrejta të arbitrit Silvi Dyrmishi, duke treguar për dëmet sportive dhe ekonomike të tyre, raporton newsport.al.

Deklarata e Ultras Albpetrol Patos:
Shpesh here futbolli shqiptare ka pas dhune e cila natyrisht nuk justifikohet,por si eshte e mundur qe ne shumicen e rasteve te dhunes shkak kryesor jane ber kamikazet me vendimet e tyre kamikaze? Persona te cilet bastardojne lojen e bukur te futbollit dhe fusin nen nje rrangull te gjithe arbitrat e tjere te ndershem.

Eshte miratuar se fundmi nje ligj ku per dhunen ndaj lojtareve ,zyrtareve te ndeshjes sanksionohet denme te renda per individet dhe klube,por ky ligj jo mire i formuluar i jep kamikazeve fuqi dhe konkurenc me njeri tjetrit se kush do te jete me shume kamikaz. ketu po flasim per ata qe jane te njeanshem jo per arbitra te drejte qe gabimet i bejne pa qellim ,por per fenomenin “Dyrmish” qe ka kapluar vendin dhe futbollin tone.

Por nga bastardimet e kamikazeve qe shkaktojne kush nga institucionet e FSHF paguan demin e shkaktuar ekonomik dhe moral qe ekipet investojne dhe kamikazet i bastardojne? Kush e merr persiper qe pas nje humbje lojtaret te gjobiten nga klubi per shkak te kamikazeve? Kush e merr persiper qe pas 1 humbje trajneri te humbase vendin e punes si pasoje e vendimeve kamikaze te kryer nga dyrmishat shqiptare?

Denimi qe arbitrat marrin edhe pas fakteve eshte i paperfillshem ,kur ne te njejten kohe demi ekonomik i shkaktuar ne nje ndeshje direkte sic ishte ajo me Maliqin eshte shume me i madh se denimi i kamikazeve. Ku dallon denimi i nje arbitri me pezullim 2 jave qe ka gabuar pa dashje ,me po te njejtin denim te nje kamikazi qe ka qen i njeanshem tendecionz dhe ka prishur garen??

Trajneri ,ekipi,lojtaret ne baze te ligji nuk mund te dhunojne kamikazet sepse denohen,atehere lind pyetja : Nga cfare frikesohen arbitrat pasi eshte e qarte qe 1 apo 2 ndeshje pezullim nuk i frikeson kamikazet?

Prandaj eshte e nevojshme qe krahas ligjit per mbrojtjen e zyrtareve te ndeshjes duhet te bashkangjitet dhe nje ligj qe sanksionon kamikazet te cilet demotojne ekpiet me dashje. Pra ligji per krimin ekonomik qe kamikazet kryejn qe do te thote kush eshte i njeanshem dhe shkakton me qellim humbjen e nje ekipi dhe per pasoje ekipit i hidhen poshte te gjitha invesitimet ,kamikazi duhet te demshperblej subjektin perkates ne vleren monetare ne baze te “krimit ” qe ka kryer .

Pezullimi 1 apo 2 ndeshje duhet te jete per arbitrat qe kryejn gabime pa dashje ndersa per bastardet qe bastardojne ndeshjen duhet te paguajne demin qe kane shkaktuar . Vetem ne kete lloj menyre sistemi i drejtesise se futbollit do te pastrohet duke i hapur rrugen arbitrave te ndershem dhe atyreve qe e kane pasion arbitrimin. Ftojme gjithashtu te gjithe ata qe jane pjese e gjykimit te distancohen nga kamikazet ,ne rast te kundert edhe ata jane pjese e sistemit kamikaz ,qe baltosin futollin.

Me respekt Ultras Albpetrol