Vllaznia U19 po vuan shume gjate ketij sezoni mungesen e disa titullareve, kryesisht per shkaqe te demtimeve dhe po ashtu edhe te kartonave. Per kete arsye, nuk ka ndeshje qe trajneri Luan Zmijani te mos kete mungesa ne formacion.

Nderkohe diten e djeshme, numri 1 i ketij ekipi mori nje tjeter lajm te keq. Mesfushori me tipare sulmuese Samuel Asllani kishte kaluar disa kohe larg skuadres si rrjedhoje e nje demtimi ne gjurin e tij te majte, por pas nje periudhe rehabilitimi iu bashkua ekipit ne renditje.

Lojtari por edhe stafi teknik deshironin shume qe ai te kapte kohen e humbur dhe te rikthehej sa me shpejt ne fushen e lojes dhe per te dhene kontributin e tij per kete ekip duke qene se eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi.

Por nderkohe diten e djeshme ka ndodhur diçka shume e keqe. Gjate seances stervitore, Asllani ka ndjere serish shqetesime te medha ne gju dhe per rrjedhoje eshte detyruar ta nderprese stervitjen.

Nga sa eshte pare, lojtari ka ndjere dhimbje te medha, çka linte te kuptonte se demtimi ishte i rende dhe me te mbaruar stervitja ai eshte shoqeruar nga shoket e ekipit per ne dhomat e zhveshjes.

Pritet qe Asllani te beje ekzaminimet e duhura per te nxjerre shkallen e demtimit megjithate duket se kemi te bejme me diçka serioze dhe me shume mundesi, ai e ka mbyllur sezonin. Ky padyshim qe do te jete nje lajm i keq per nje 19 vjeçar te talentuar.
www.shkodrasport.com