Situata e krijuar ne vend dhe vendimet e Qeverise per te eliminuar sa me shume daljet nga shtepite, kane bere qe edhe sporti pothuasje te nderprese gjithçka. Te gjitha Federatat kane pezulluar aktivitete kombetare deri me 3 prill.

Por nga ana tjeter, prej dy ditesh Bashkia Shkoder ka urdheruar permes Sportklub Vllaznia te gjithe ekipet sportive qe te nderpresin procesin stervitor.

Per te respektuar kete vendim, tashme gjithçka eshte pezulluar dhe mjaftonte nje vizite ne keto ambjente pasditen e sotme, per ta vertetuar kete gje.

Fotot e ketij shkrimi e tregojne me se miri ate. Siç shikohet, pallati i sportit “Qazim Dervishi” eshte i mbyllur dhe ekipet e lojerave me dore jane pushim.

E njejta situate edhe tek palestra e boksit ku serish dyert e saj jane te mbyllura ndersa ne pisten e atletikes nuk sheh asnje sportist. Ajo qe shqeteson trajneret eshte fakti se nuk dihet asgje per vazhdimesine sepse vertete sportistet mund te qendrojne pushim per disa kohe, por do te jete shume e veshtire per te rikapur formen sportive me pas.

Megjithate per momentin e rendesishme eshte ruajtja e shendetit./shkodrasport.com/