Vllaznia i është kthyer më në fund stërvitjes. Sot në orën 09:00 lojtarët janë paraqitur me makinat e tyre në fushën e fshatit Golem, pak kilometra nga Shkodra.

Ka munguar sërish trajneri Mirsad Jonuz, i cili sipas urdhrit nga autoritetet duhet të qëndrojë në karantinë pas kthimit nga Maqedonia.

Stërvitja është drejtuar nga Safet Osja dhe Ideal Lekiqi. Në këtë seancë kanë munguar portieri Efremov, mbrojtësi Adili dhe sulmuesi Hristov, që ende nuk janë kthyer nga Maqedonia.

Gjithashtu nuk ka qenë i pranishëm as Renato Malota, i cili ka marrë leje në klub. Skuadra do të kryejë nga dy seanca në ditë gjate kesaj periudhe, per te kapur ritmin e humbur dhe per t’i pershpejtuar pergatitjet pasi siç dihet, rifillimi i kampionatit eshte ne prag.