Ishte 28 maji i vitit 2017-të. Një ndeshje dramatike luhej në Shkodër. Vllaznia priste Tiranën në “Loro Boriçi” dhe vetëm humbja mund t’i rrëzonte kuqeblutë nga kategoria. Fati atë ditë ishte në anën e tyre dhe ata që e panë veten të zbrisnin një kategori më poshtë ishin bardheblutë. Pikërisht atë ditë e ka kujtuar Antonio Marku, një nga protagonistët e asaj sfide që shpëtoi Vllazninë.

Kuqeblutë vinin me shumë mungesa në atë takim dhe ndihma e shkodranit ishte vendimtare. Siç e dinë të gjithë, ajo sfidë përfundoi pa gola, ndërsa për atë ditë edhe “vendaliu” Antonio Marku ka disa rreshta për të shkruar. Sakrifikoi shumë, hyri në fushë i dëmtuar dhe në fund lotët ishin me shije gëzimi. Postimi i Markut është emocionues:

“Marri ma te madhe nuk ke ba najher”..me thot nji njiri i dashtun. E drejte ne fakt..nuk kam ba. Mas disa mujsh diagnostikimesh dhe cdo lloj terapie, operacioni ishte zgjidhja e vetme. Periudha ma delikate e karrieres sportive.

At situate qe per syte e mi per mundesite dhe per logjiken e botes ishte frike dhe erresine..Zoti jem e kthej ne deshmi. Ne fakt “marria” ma e madhe e kesaj historie qendron ne ate qe ndodhi pas kuintave.

Aty ku fillon frika dhe dobesia jeme, aty fillon forca e Zotit. Faleminders Zot qe je shum i gjalle e cdo dite e ma shum je tu me msu mos me te fut ne kuti, por me te pa ashtu sic Ti je ne te vertete. Amen! Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. Filipianëve 4:13”.