Shqiperia nuk kishte fituar asnjehere me pare ne Bjellorusi por e beri realitet sonte me ate fitore te bukur 2-0 fale golave te shenuar nga Cikalleshi e Bare.

Njeri nga ata qe ka shoqeruar kuqezinjte tane ne Minsk ka qene edhe sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi. Si pjese e delegacionit tone duke perfaqesuar klubin shkodran ne kete udhetim, biznesmeni i njohur duket se ka qene kembembare edhe per kombetaren.

Ka mjaftuar prania e tij ne stadium dhe Shqiperia mori fitoren e pare ne Bjellorusi. Mbase ky mund te jete nje ogur i mire edhe per vazhdimesine dhe pranine e tij gjithnje prane kombetares.

Pas ndeshjes se fituar ne Minsk sonte, Xhaferi ka postuar nje foto ne stadium ku eshte bashke me nje shkodran tjeter, te mirenjohurin Fatbardh Jera, anetarin e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se.

Megjithate shkodranet duan qe Xhaferi te jete “kembembare” ne rradhe te pare per Vllaznine. Fryma e ndryshimit ka nisur, tashme duhet te vazhdoje.