Diten e djeshme u zyrtarizua kalimi i mbrojtesit te kombetares shqiptare Ardian Ismajli nga Hajduku i Splitit tek Specia, skuadra e Seria A ne futbollin italian. Nje levizje kjo e konsideruar shume e rendesishme per karrieren e futbollistit tone qe kesisoj shton numrin e shqiptareve qe luajne ne nje nga kampionatet me te forta te Europes.

Po kush e realizoi kete transferte? Ajo qe mesojme eshte se menaxheri qe eshte marre me gjithçka ne kete levizje te bujshme eshte nje ish- futbollist i Vllaznise.

“SHKODRAN SPORT” meson se behet fjale per Erkan Sulejmanin, nje ish- futbollist i cili gjate karrieres se tij perpos aktivizimit me Prishtinen, ka luajtur edhe ne Turqi me disa ekipe te njohura nderkohe qe ne sezonin 2005-2006 ka qene pjese e Vllaznise se Shkodres.

Por nderkohe pas lenies se karrieres si futbollist, ai ka nisur te merret me menaxhimin e lojtareve dhe ka themeluar nje kompani qe merret me transfertat e tyre, kompani e cila titullohet “Futbol Mundial Managment L.L.C.

Sulejmani jeton prej vitesh ne France dhe perpos transfertes se djeshme te Ismajlit drejt Specias, ka bere edhe rreth 20 transferta te tjera te bujshme si ajo e Lemar dy vjet me pare te Arsenal per vleren rekord te 72 milione eurove, qe ishte edhe transferimi me i shtrenjte ne Europe.

Po ashtu, ish- futbollisti i Vllaznise ka Podolskin tek Keln e Gallatasaraj, Pastoren tek PSG, po ashtu Cavanin tek PSG dhe se fundi tek Benfika, por edhe transferime te tjera te bujshme./SHKODRA-SPORT.COM/