Vllaznia barazoi edhe dje sërish 0-0 në miqësoren e rradhës, atë ndaj Bylisit të luajtur në Peqin dhe kuptohet që ky ka qenë një test pozitiv për kuqeblutë që janë ende në fazën e harmonizimit të lojës së skuadrës.

Por nga ana tjetër, vihet re sërish se ekipi shkodran ka probleme në fazën përmbyllëse të aksioneve dhe stafi po punon shumë në këtë drejtim, për ta rregulluar edhe atë. Këtë gjë e ka deklaruar edhe vetë trajneri Thomas Brdariç pas kësaj ndeshje në prononcimin e dhënë për mediat.

Na vjen mirë që kjo periudhë po shfrytëzohet siç duhet nga klubi ynë për të zhvilluar këto ndeshje miqësore dhe sigurisht që kjo na jep mundësi për të parë realisht vlerat e lojtarëve tanë.

Aktivizimi i të gjithë lojtarëve që kisha në dispozicion, është një tregues i qartë se çdokush duhet të tregojë që e meriton formacionin. Në këtë kontekst edhe ndaj Bylisit, kemi përfituar ide.

Mungesa e golit në dy takimet e fundit miqësore është një ngërç që duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Krijojmë raste, por nuk konkludojmë siç duhet”- është shprehur trajneri gjerman i Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/