“E kemi menduar shumë mirë këtë punë që kemi nisur dhe unë kam shumë besim se do të ecim përpara. Mendoj se edhe Shkodra do të mbështesë shumë sepse më në fund, ka nisur një erë e re. Ndoshta ju është dukur shaka ajo shprehja kur kam thënë se për Vllazninë jam i gatshëm të bëj çdo punë.

Kjo është një skuadër që unë e dua me zemër dhe jo më kot e nisa me falenderime sepse kam 10 vite rrugëtim, kam punuar shumë për t’ia arritur kësaj dite. Të kthehem në qytetin tim dhe të punoj për Vllazninë, do ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë pasion.

Në qoftë se deri tani kam dhënë 100 për qindshin tim, e kam bërë këtë për t’ia arritur kësaj dite, për të ardhur për të punuar për qytetin tim, për skuadrën time të zemrës”- kjo ka qene deklarata e pare e Elvis Plori si zevendestrajner i Vllaznise dhene me 10 gusht.

Ne fakt, eshte e para dhe e fundit deklarata e dhene nga ai prej 45 ditesh. Gjate kesaj periudhe nuk eshte shfaqur asnjehere ne media. Ka bere thjesht punen e tij, ka punuar bashke me drejtorin Djarmati dhe trajnerin Brdariç per merkaton dhe plotesimin e skuadres me lojtaret e duhur dhe po ashtu edhe ne fushen e stervitjes.

Ka nje kontribut te madh ne ndertimin e kesaj skuadre, megjithate Plori nuk ka deshire te shfaqet ne media gjate kesaj periudhe. Me shume mundesi do ta beje pasi te kete filluar kampionati dhe te shohim Vllaznine ne fushen e lojes. Kjo skuader ne fakt ka patur nevoje per njerez te tille./SHKODRA-SPORT.COM/