Vllaznia ka vuajtur per portier keto vitet e fundit dhe jane jo te pakte te huajt qe jane marre per ta siguruar ate dhe ne fakt shume prej tyre edhe kane zhgenjyer.

Megjithate ne Shkoder po rritet nje brez i ri dhe i talentuar portieresh. Kristi Qarri eshte tashme portier i dyte tek ekipi i pare dhe i gatshem per te mbrojtur porten e Vllaznise sa here qe t’i kerkohet.

Por perpos Qarrit eshte edhe nje portier tjeter qe premton shume per te ardhmen. Ai eshte 19 vjeçari Entoni Shkoza. I gjate 2 metra, me fizikun e tij “pushton” porten dhe padyshim qe konsiderohet nje element me shume te ardhme.

Shkoza po stervitet prej kohesh nen drejtimin e trajnerit te portiereve Lekiqi bashke me Zogoviç e Qarrin nderkohe qe pritet te luaje kete sezon me ekipin U21 dhe te mbroje porten e tij.

Duke punuar fort dhe me te dhenat trupore qe ai ka, padyshim qe mund te themi se Vllaznia per pak kohe do ta kete te sigurte porten e saj./SHKODRA-SPORT.COM/