Skuadra e Nottingham Forest që zhvillon aktivitetin e saj në Championship të Anglisë, është përballur sot me një ngjarje të pazakontë.

Skuadra e Nottinghamit ka humbur tri ndeshjet hapëse të sezonit të ri në ligë për herë të parë që nga viti i largët 1955 (plot 65 vite), në takimin ndaj Huddersfield që u mposhtë me rezultat minimal në 1:0.

Gjithashtu, skuadra britanike nuk ka arritur të shënojë gol në 3 ndeshjet e tyre hapëse në Championshipit, për herë të parë që nga viti 1975, plot 45 vite.

Keto jane shifra negative te cilat drejtuesit e kesaj skuadre nuk do t’i deshironin, megjithate tashme ky eshte nje realitet dhe ato po perpiqen ta rregullojne sepse nese vijon keshtu, Nottingham Forest nuk do t’i arrije objektivat qe ka per kete sezon.