Igli Tare ditën e sotme ka prezantuar afrimin e Gonzalo Eskalante nga Eibar me parametra zero. Mesfushorit i skadoi kontrata me spanjollët dhe Lacio përfitoi për ta afruar dhe integruar në skuadër.

Italo-argjentinasi do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon dhe ka fimosur kontratë për katër vitet e ardhshme.

Futbollin italian Eskalante e njeh mjaft mirë sepse ka provuar të luajë me Katanian, teksa ka luajtur edhe me Boka Zhuniors në Argjentinë. Tare ka zgjedhur ta prezantojë vetë mesfushorin dhe zbulon se ka tre vite që e ndjek 27-vjeçarin dhe më në fund gjeti mundësinë ta transferojë.

“E ndjek prej një kohe të gjatë këtë lojtar, ka tre vite që e monitoroj me kujdes. Shfrytëzova rastin dhe ia dola ta sjell te Lacio. Eskalante ka karakteristika që do të jenë të dobishme për mesfushën tonë.

Po flasim për një futbollist që mund të luajë në disa role të këtij reparti dhe do na ndihmojë shumë për të bërë rotacion gjatë sezonit“, u shpreh Tare. /vipsport/