Elseid Hysaj së shpejti mund të largohet nga Napoli, pasi e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, por nuk mungojnë ofertat e majme nga Premier League e Rusisë.

“Për kontratën po negociojmë me Napolin, në ditët e fundit kemi marrë edhe një ofertë nga ana e Spartak Moskës të cilën po e vlerësojmë”, tregon agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi.

A kënaq ajo ofertë e Napolit? “Varet nga këndvështrimi, pas disa muajsh Hysaj mund të largohet me parametër zero. Do isha kurioz të shoh sa futbollistë të datëlindjes 1994 kanë kaq shumë prezenca në një klub të rëndësishëm siç është Napoli. Do të ishte mëkat për një si Hysaj që të largohej me parametra zero”, deklaroi Giuffredi.