Viti 2020 ndoshta ka qene me i veshtiri ne karrieren e tij. Behar Ramadani ka kaluar jo pak dite te veshtira si rrjedhoje e disa demtimeve qe ka patur dhe kjo e ka lene larg skuadres.

Megjithate, per mesfushorin shkodran duket se po vijne dite te mira. Ne ndeshjet e fundit miqesore qe Vllaznia ka zhvilluar se fundmi, 30 vjeçari ka marre minuta dhe gradualisht po rikthehet ne formen e tij me te mire.

Ne klub besojne tek aftesite e ketij lojtari dhe kjo ka qene dhe arsyeja pse drejtuesit rinovuan me te. Ne shume prej ndeshje miqesore te ketij prag- sezonit, Vllaznia ka luajtur ne mesfushe me treshen Krymi- Marku- Kruja.

Ramadani sakaq do te tentoje qe te tregoje nje forme te mire sportive dhe t’i tregoje trajnerit Brdariç se e meriton nje vend ne formacion. Ndoshta duke ndryshuar edhe skemen e lojes, per t’u rikthyer serish tek ajo e vjetshmja me 4 lojtare ne mesfushe, ku Ramadani formonte dyshen e qendres me Krymin.

Dhe sa here qe ata kane luajtur sebashku, skuadra ka funksionuar dhe ka marre rezultate pozitive. Ndoshta mund te ndodhe serish keshtu. Ramadani po punon shume ne stervitje per t’u rikthyer edhe me i forte dhe per te bere me te miren per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/