Pasditen e neserme, konkretisht ne oren 17:30, ne fushen e kompleksit “Football Republic”, do te luhet ndeshje miqesorja ne mes dy ekipeve te Superliges, Vllaznise dhe Kukesit.

Per shkodranet kjo do te jete miqesorja e dhjete dhe kur duket se sezoni i ri mund te nise pas pak kohesh, nuk perjashtohet mundesia qe kjo ndaj kukesianeve te jete ndoshta e fundit per ekipin shkodran.

Si e tille, stafi teknik me ne krye trajnerin Brdariç pritet qe ne fushe nga minuta e pare te hedhin 11-shen me te cilen kane nder mend te luajne ne ndeshjen e pare te kampionatit.

Ende nuk eshte e qarte nese do te kete ndonje levizje nga ai formacion me te cilin thuajse ka luajtur rregullisht ne disa prej takimeve te fundit miqesore qe ka zhvilluar.

Dhe nese do te kete ndonje levizje, ato mund te jene ne qender te mbrojtjes, por ne manovren sulmues. Kjo e fundit ne fakt duket domosdoshmeri sepse skuadra po vuan ne gjetjen e golit dhe perpos emrave, ndoshta duhet ndryshuar edhe menyra e te luajturit, skema apo detaje te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/