Vllaznia ka barazuar 1-1 pasditen e sotme ndaj nenkampioneve te Kukesit ne miqesoren e luajtur ne Tirane. Shkodranet kaluan te paret ne avantazh me ane te sulmuesit Dilaver ndersa kukesianet kane barazuar ne pjesen e dyte me nje 11-metersh qe u kthye ne gol nga Limaj.

Edhe ne kete miqesore, ashtu si ne gjithe te tjerat, donatori Alban Xhaferi ka qene prane skuadres per ta ndjekur dhe mbeshtetur ate.

Biznesmeni i njohur duket se ka mbetur i kenaqur me paraqitjen e kuqebluve ne kete takim dhe ndoshta mund te jete miqesorja me e mire qe ato kane zhvilluar deri me tani. Ja çfare shkruan Xhaferi ne nje postim te bere ne rrjetet sociale:

“Sot nje miqësore me shume vlere kundrejt Kukësit. Skuadra ka rritje të qëndrueshme cilësore. Le t’i duartrokasim këto çuna së bashku me stafin teknik se e meritojnë. Vllaznia po rikthehet ne sukses”.

Kukësi-Vllaznia 1-1

Limaj ’57/ Dilaver 38′

Formacioni i Vllaznisë:

Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Viktor Da Silva, Imeri, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.