Dita e sotme është planifikuar të jetë shumë e ngjeshur me miqësore. Bien në sy përplasjet mes klubeve të Kategorisë Superiore, që na bën të na duket sikur po luhet java e radhës e sezonit të ri. Ndeshja më me shumë pritshmëri është ajo mes Kukësit dhe Vllaznisë.

Teuta gjithashtu provon një test mjaft serioz ndaj Bylisit, teksa një duel tjetër brenda elitës së futbollit tonë është ai mes Apolonisë dhe Skënderbeut. Në fushë zbret edhe Partizani, që luan ndaj Korabit për herë të dytë në këtë verë. Ndeshja e parë përfundoi në barazim.

Teste ndaj skuadrave të së Parës luajnë edhe Kastrioti dhe Laçi. Kurbinasit sfidojnë skuadrën e Burrelit, ndërsa krutanët përballë kanë Egnatian, një nga ekipet më aktive të merkatos së vendit tonë. Përveç Kukësi-Vllaznia, e cila nis në orën 17:30, të gjitha ndeshjet e tjera janë programuar të startojna nga ora 16:00. /vipsport/

MIQËSORET E DITËS

16:00 | Apolonia-Skënderbeu

16:00 | Partizani-Korabi

16:00 | Teuta-Bylis

16:00 | Laçi-Burreli

16:00 | Kastrioti-Egnatia

17:30 | Kukësi-Vllaznia