Liga Profesioniste e Futbollit ka dalë sot në 11:00 në një konferencë për shtyp, aty ku përfaqësues të 10 klubeve elitare shqiptare në praninë e kreut të FSHF-së Armand Duka kanë parashtruar me detaje pikat drejtuar Qeverisë për “zhbllokimin” e futbollit dhe nisjen e sezonit të ri.

Kreu I Ligës, Edvin Libohova tha:

“Pas takimit me zotin Ylli është rënë dakord që Liga të bënte propozime konkrete për ndryshimet ligjore. Në praninë e ekspertëve, Liga ka bërë paraqitjet e saj dorëzuar Qeverisë. Kryesisht fjala është për Ligjin e Sponsorizimeve. Jemi në pozicionin që kemi bërë kërkesat Qeverisë dhe po presim reagimin e Qeverisë. E ndjekim çështjen në dinamikë dhe nuk ka pse të ketë takim. Jemi optimist që topi të shkojë sa më shpejtë në fushat e blerat dhe po mendojmë që kur t’I kthehen tifozët stadiumit dhe jo më që sportin do ta nisim.

Jemi në pozicionin që kemi bërë kërkesat Qeverisë dhe po presim reagimin e Qeverisë. E ndjekim çështjen në dinamikë dhe nuk ka pse të ketë takim. Jemi optimist që topi të shkojë sa më shpejtë në fushat e blerat dhe po mendojmë që kur t’I kthehen tifozët stadiumit dhe jo më që sportin do ta nisim. Kemi humbur katër vjet për bazën ligjore, edhe nëse humbim 2-3 apo pesë javë nuk është fundi I botës sepse qëllimi që kemi është I madh. Unë do të ftoj kreun e FSHF-së për për t’I shpjeguar”, tha kreu I Ligës.

Në fjalën e tij, zoti Duka u shpreh:

“Fakti I këtij komunikimi është për t’I dhënë përgjigje pikave dhe nevojave të sportit shqiptar. Kjo është një lëvizje e FSHF-së 5 vite më parë dhe iu kthej përgjigje aty që thonë ku I ka Liga zyrat. Bojkoti është një gjykim më vete dhe format janë të ndryshme. Qënia e ligjeve është jetike për futbollin në Shqipëri. Pikat e ekspertëve janë të domosdoshme. Kemi minimizuar kërkesat për vullnetin e Qeverisë në nisjen e sportit. Edhe ekspertët që janë pranë Qeverisë e kanë pranuar se sporti ka nevojë për ndryshimet në ligjin e spornsorizimeve.

Kemi kërkuar që ligji I sponsorizimeve të aktivizojë biznesin shqiptar, atraksioni që sporti I jep biznesit të ketë mundësi të përmirësojë infrastrukturën dhe të masivziojë sportin duke sjellë të ardhura të mëvonshme. Vëmendja për sportin u bë më e madhe pas europianit. Kemi bërë disa projektligje të përafërta me këto që ka kërkuar sot Liga, propozime disa vite më parë. Kemi marrë propozime edhe nga Hungaria që ka një ligj të mirë dhe ia kemi nisur kryeministrit. Përderisa Shqipëria nuk ka minsitri sporti kemi qenë ne që kemi bërë propozimet, pasi këto bëhen nga ministria e linjës. Ligji I sportit duhet përmirësuar, piëkrish ky ligji I sponsorizimit”, tha Duka mes të tjerash.

“30 përqind e tatimeve të biznesit të shkojë për investime në sport. 165 milion euro janë të ardhurat nga tatimet dhe 30 përqindëshi është 50 milion euro që të hskojë për sportin. Në vitet e para shpresojmë që të arrihet kjo duke shkuar në 60 përqind e sponsorizimeve.

50 përqind të jetë për infrastrukturë dhe 25 përqind për bazën e fëmijëve dhe 25 përqind për klubet. Propozojmë që të ngrihet një komision I posaçëm që të vlerësojë projektet e paraqitura në infrastrukturë dhe dy rastet e tjera. Për të miratuar që një subject sportive, klub, ekip apo sporte individuale duhet që të jetë 100 përqind I formalizuar. Nuk mund të marrësh sponsorizim nëse nuk je I formalizuar. Në vitin e parë dhe të dytë nuk arrihet, kjo gjë do bëhet në vitin e 5 dhe do ishim të lumtur t’ia arrinim në këtë kohë, ndaj duam zgjatjen e heqjes së tatimeve.

Supozojmë se komisioni ka miratuar 400 mijë euro buxhet dhe çdo ekipi nuk I lejohet të marrë më shumë se 200 mijë euro sponsorizim, ndërsa klubet nuk mund t’I marrin nëse nuk janë të licensuar. Kjo çon në formalizim. Kjo ndodh edhe në basketboll. Nëse buxheti është më I madh atij klubi nuk I lejohet të marrë më shumë se gjysma e buxhetit të miratuar, pra për basketbollin është miratuar 375 mijë euro.

Jam kundër bojkotit në sport, por Kategoria Superiore ka gjetur këtë zgjidhje dhe nuk dua që kjo të ngjyroset politikisht. Dëgjova ministren e Financave dhe më erdhi keq për logjikën e përdorur. Ministrja duhet të shohë 360 gradë dhe nuk mund të thotë se futbolli nuk sponsorizohet. Sporti është I yni, I fëmijëve tanë.

Ligji në Kosovë është se 30 përqind e totalit të fitimeve mbi tatimet shkojnë për sponsorizim. Të ardhura që nuk prodhojnë tatim. Nga reklamat të ardhurat janë të tatueshme. Jemi të bindur se këto do sjellin zhvillim në sportin shqiptar. Nëse nga ky ligj buxhetit të shtetit I ikin 30 milion euro, në një të ardhme do marrë disa fishin e shumës”, tha Duka

Debati me gazetarin: T’I mban mend pyetjen që të kanë thënë para se të vish këtu, harrojini interest e vogla. Ky ligj të bëhet edhe për ty, harrojini interest politike. Disa nga presidentët kanë deklaruar se nëse na bëjnë këtë ligj do votojmë këtë qeveri paçka këndvështrimeve politike”, tregoi Duka.

“Ky ligj duhej miratuar dje dhe më besoni që nuk do ëm shumë se pesë minuta kohë. Më lejoni të perifrazoj një president të Superligës kur I tha kryeministrit që mos dëgjojë servilët. Qeveria most ë dalë të tregojë s aka bërë për futbollin sepse në fakt I ka bërë me mbështetjen e Qeverisë. Kategoria Superiore paguan 500 milion lekë tatime në vit, por ne duam idealen sepse e dimë që jo gjithçka është formale”, u shpreh kreu I FSHF-së.