“Gjëja e rëndësishme është të fitosh, nëse shënoj ose asistoj, ndjehem mirë, por në fund të fundit jemi të lumtur që kemi kaluar raundin.” Kështu shprehet Hakan Calhanoglu, protagonisti absolut për Milanin në fitoren ndaj Bodo Glimt në raundin e tretë të Europa League.

“Trajneri e di se si funksionon, si më pëlqen të luaj dhe bëj gjithçka për ekipin. Ai më jep shumë besim, jam shumë i lumtur. Kurrë nuk jam dorëzuar.

Ibrahimovic pozitiv me koronavirus? Ne duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të jemi të kujdesshëm, ka shumë lojtarë pozitivë dhe kjo i ndodhi edhe Zlatan.

Por ai do të shërohet shumë shpejt. Është normale që ai nuk donte të infektohej, por jeta vazhdon. Ne gjithmonë bëjmë 100%, tani jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë” tha mesfushori turk për “Sky Sport”.