Lorik Emini, talenti 21-vjeëar që luan për Luzern në kampionatin zviceran ka zgjedhur të luajë për Kosovën në nivel kombëtares.

Mesfushori është kontaktuar edhe nga Kombëtarja shqiptare në mënyrë që të zgjidhte kuqezinjtë, por vetë lojtari ka preferuar t’I thotë po “dardanëve”.

Emini në të kaluarën ka luajtur për moshat e Zvicrës, ndërsa tani mund të jetë një nga afrimet e Kosovës për ndeshjet e National League.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në kampionatin zviceran dhe është një titullar fiks te Luzern./newsport/