Shtyrja e nisjes së kampionatit po shfrytëzohet përveç ekipe të të rriturve, edhe nga ato të moshave për zhvillimin e ndeshjeve miqësore gjatë kësaj periudhe.

Kështu po vepron edhe Vllaznia U19 e cila së fundi ka zhvilluar një test kontrolli me Tirana U19, ndeshje e cila është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka qenë një përballje shumë interesante e cila ka dhuruar edhe emocione, njëkohësisht edhe shumë gola. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë 3-3.

Në fillim kanë qenë bardheblutë e trajnerit Spahiu që kanë shënuar dy herë rradhazi duke kaluar në avantazh. Vllaznia U19 ka reaguar duke arritur të barazojnë falë golave të shënuar fillimisht nga Ardit Nikaj dhe më pas nga Klevis Bebeziqi.

Kur pritej goli i tretë i kuqebluve, ka qenë Tirana U19 që ka shënuar edhe golin e tretë, por Vllaznia ka reaguar dhe sulmuesi Nikaj ka fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nga mbrojtësi Klejdi Paloka.

Përfundimisht 3-3 dhe kjo miqësore padyshim që i ka vlejtur shumë trajnerit Zmijani i cili është ende në fazën e përcaktimit të formacionit dhe mënyrës së lojës me të cilin do të luajë në kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

Vllaznia U19- Tirana U19 3-3

Golat: Nikaj,Bebeziqi, Paloka (11-m)