Nje foto e nxjerre nga arkiva prej fotoreporterit te njohur Ferdinand Hazisllari, na ka kthyer ne kujtese tre emra te njohur te arbitrimit shkodran dhe atij shqiptar.

Behet fjale per kryesorin Ditmar Jubica dhe anesoret Dritan Salaj dhe Gjovalin Bori. Kane qene vite kur kjo treshe po bente emer ne futbollin shqiptar dhe Jubica merrte ndeshje me shume sesa shume arbitra te tjere te njohur te Kategorise Superiore.

Nje treshe qe funksiononte, edhe me Dritan Salajn qe arriti te merrte edhe stemen e FIFA-s si asisten dhe po ashtu edhe Gjovalin Bori ishte shume prane marrjes se kesaj steme sepse gjithçka po funksiononte ne menyre perfekte.

Por nje aksident qe i ndodhi Jubices, do te prishte çdo gje. Koha e gjate e rikuperimit te tij prishi jo pak pune, aq sa Bori vendosi te linte Shqiperine dhe tashme vazhdon karrieren e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Salaj po ashtu nuk i kushtoi me rendesine e duhur dhe qe prej atij viti, arbitrat shkodrane “s’kane bere me hajer”. Ndonese u perpoq treshja Myrtja- Dervishi- Thorja te dilte ne skene, por edhe ate nuk e lane.

Ne gabimin me te vogel, ata u denuan rende dhe prej tre vitesh e me teper “nuk e kane pare me driten e diellit”. Ja pse bilbili i arbitrave shkodrane nuk degjohet me qe prej momentit kur atij i frynte fort Ditmar Jubica./SHKODRA-SPORT.COM/