Ronald Kuman dëshiron një lojtar të një tjetër profili dhe ai i kërkoi të largohej. Riki Puxh është në kërkim të një ekipi tjetër dhe kandidatët nuk janë të paktë, por njëri prej tyre ka nisur të bëjë hapa konkrete. “Record” raporton se Porto ka nisur bisedimet me Barcelonën për të arritur të 21-vjeçari.

Portugezët pretendojnë një huazim të paktën njëvjeçar për mesfushorin, i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje dhe po mendon rreth kësaj oferte.

Drejtuesit e Barçës kanë dhënë dakordësinë për ta dërguar te Porto të riun, ku do të ketë mundësinë të luajë në fazën e grupeve të Champions League.

Puxh debutoi sezonin e shkuar me Barçën dhe Setien guxoi ta aktivizonte disa ndeshje si titullar. Paraqitjet e talentit ishin mjaft pozitive, por Kuman e konsideron si të panevojshëm djaloshin, për shkak të skemës 4-2-3-1, e cila kërkon mesfushorë me tipare mbrojtëse, karakteristika, që Puxh nuk i ka. /vipsport/