Ne pritje te startit te kampionatit, tek Vllaznia kane gjetur kohe qe krahas stervitjes te bejne edhe analizat mjekesore per te gjithe futbollistet.

Paraditen e sotme, ata i jane drejtuar klinikes “Medicare” dhe sebashku me fizioteraspistin Haxhaja, por edhe stafin e mjekeve te kesaj klinike, kane bere te gjitha analizat e nevojshme.

Gjithçka ka rezultuar ok dhe tashme lojtaret jane te gatshem per startin e kampionatit. Ato shpresojne qe te mos kete me shtyrje por duke pritur nje reagim te mundshem te Qeverise ne plotesimin e kerkesave te klubeve, keta te fundit t’i rikthehen normalitetit.

Ne Shkoder mezi presin fillimin e ndeshjeve sepse interesi eshte i madh per te pare ne fushe Vllaznine e re. Themi e re sepse kane ardhur plot 16 lojtare te rinj ne krahasim me sezonin e kaluar dhe kuptohet qe ne fushe do te shohim nje skuader krejt ndryshe.